Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e NDS (Nova Demokratska Stranka), për kandidatin e tyre për deputet, Emin Nezirajn.
Neziraj ishte certifikuar fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), por një ankesë në PZAP nga ish-deputetja Duda Balje që thonte se Emin Neziraj i përket nacionalitetit shqiptar e jo atij boshnjak, u aprovu me çrast Neziraj mbeti i pacertifikuar, transmeton Ballkani.info
E pas vendimit të Supremes, Emin Neziraj ka thënë se e pranon vendimin e Supremes, por thotë se i është bërë e padrejtë, dhe do të ankohet edhe në instancën e fundit, pra Gjykatën Kushtetuese.
Ballkani.info gjatë ditës së sotme ka bërë një intervistë me anëtarin e NDS, Emin Nezirajn pikërisht rreth kësaj çështjeje.
Më poshtë e gjeni të plotë:
Pas vendimit të Gjykatës Supreme, reagon kandidati boshnjak i NDS







