Pas vendimi të Bugestagut, Maqedonia drejton sytë nga Franca

Pas dritës së gjelbër nga Bundestagu për perspektivën evropiane të vendit, sytë e qytetarëve të Maqedonisë janë kthyer drejt Francës dhe Holandës. Nga Franca tashmë vijnë sinjale pozitive.

“Ne do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe pritjeve, realitetit që duhet të përmirësohet dhe të përmbushet dhe natyrisht atë që presim” thotë ambasadori francez Kristian Timonie.

Sidoqoftë, nga Holanda, rreth dy javë para Samitit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, heshtje.

Ambasadori i BE-së Samuel Zbogar shfaqë shpresë se së shpejti gjuha maqedonase do të jetë gjuha e 25-të zyrtare e BE-së.

loading…