Pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, Rezarta: Pata fatin të njohë një gjyshe e stërgjyshe të dashur

Rezarta Shkurta ka reaguar pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës.

Sot në moshën 99 vjeçare ka ndërruar jetë bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Në mesin e ngushëllimeve, ka ardhur edhe ai publik i nuses së nipit të familjes Hoxha, këngëtares Rezarta Shkurta.

Ajo e ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqte momente të veçanta që kanë kaluar me tashmë të ndjerën.

“Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.
E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija”, ka shkruar ndër të tjera ajo.