Shtabi i Përgjitshëm i FSK-së, ka bërë të ditur se janë pranuar ankesat e disa prej konkurentëve për tu veshur në uniformën e FSK-së si rekrut.
Bazuar në Rregulloren e Rekrutimit 03/2020, Bordet, bazuar në Neni 37 dhe 38 kanë shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve për rekrut në FSK dhe pas shqyrtimit, Bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve, thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.
Ky është postimi i plotë:
NJOFTIM
Bazuar në Rregulloren e Rekrutimit 03/2020, Bordet, bazuar në Neni 37 dhe 38 kanë shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve për rekrut në FSK dhe pas shqyrtimit, Bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve (më poshtë gjeni listën dhe datën e testimit), si dhe listën e kandidatëve që ju është refuzuar ankesa. Kandidatëve që ju është refuzuar ankesa duhet të vijnë personalisht në zyrën e rekrutimit për ta marrë vendimin me shkrim.LINK: https://mod.rks-gov.net/?page=1,713
Shënim: Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit!







