Pas tradhtisë së bujshme moderatorja shqiptare e sportit i ruhet së keqes, e nis vitin me të dashur të ri

Moderotja e emisioneve të sportit, Lei Kraja, e ka nisur Vitin e Ri 2022 me të dashur të ri, të cilin po bën të pamundurën që ta mbajë sekret sa më gjatë.

Ish-missi e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur rregull në jetën e saj, pasi e ka pësuar një herë keq nga ish-i dashuri, e cili e tradhtoi.

Lei ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’, ku ka lënë të kuptohet diçka në lidhje me jetën e saj private, por pa folur hapur për emrin. Këtë herë ajo u tregua shumë e kujdesshme.

Lei është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran, duke qenë se njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut.