Pas thirrjeve raciste ndaj anglezëve, dorëhiqet kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë

Është dorëhequr kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov.

Dorëheqja e tij ka ardhur pas thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj anglezëve, në ndeshjen e mbrëmshme, Bullgari – Angli.

Dorëheqja e tij u kërkua nga kryeministri i Bullgarisë, Borisov. Bullgaria u mposhtë 6:0 nga Anglia në shtëpi, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.Kujtojmë që të dyja kombëtaret ndodhen në grup me Kosovën.

loading…