Pas tërmeteve Shqipëria “pushtohet” nga shira të rrëmbyeshëm

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë orëve të mbrëmjes, në zonën e Kamzës, ka pasur rrezik të shtuar për përmbytje.

Autoritetet shtetërore ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së Kamzës, i cili është kthyer në një qendër akomodimi.

Probleme ka pasur edhe në Tiranë. Tek zona e Don Boskos ku uji doli mbi trotuar. I vështirë qarkullimi ishte si në qendër ashtu edhe në periferi.

Ndërkohë problematika në Lezhë nisi që pasditen e së hënës.

Kurse në aksin Rrëshen-Bukmirë si pasojë e reshjeve ka patur sërish rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar kështu këtë aks.

Në Vorë rrugët janë të mbushura me ujë dhe qarkullimi është i vështirë.

Në njësinë Cepo në Gjirokastër nga reshjet e shiut prurjet inerte kanë bllokuar aksin drejt fshatit Fushbardhë. Rruga ka bllokime në 5 segmente dhe është e përshkueshme vetëm me këmbë.

Probleme me qarkullimin ka vetëm në zonat rurale të qarkut. Në qytet situata është normale. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në zonat në njësinë Anyigone, Cepo, Dropull, Zagorie, Lunxhëri.

loading…