Pas takimit me Pacollin, Maas thotë se Gjermania së shpejti njeh patentë-shoferët e Kosovës

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka bërë të ditur se do të angazhohet që shteti gjerman të njeh patentë shoferët e Kosovës.

Pas takimit që ka pasur sot në Berlin me Behgjet Pacollin, Heiko Maas tha se kjo është një çështje në kompetencën e Ministrisë Federale të Transportit të Gjermanisë, dhe është diskutuar që të ketë njohje reciproke të patentë-shoferëve, njofton Klan Kosova.

”Lidhur me këtë pikë kemi diskutuar, edhe pse në pamje të parë mund të duket dicka banale, që ne të diskutojmë për njohje reciproke të pantentave”.

”Kjo është një çështje në kompetencën e Ministrisë Federale të Transportit dhe ramë dakord të angazhohemi që kjo njohje të bëhet nga ana e kësaj ministrie”, ka përfunduar ai.