Mbrëmë është publikuar kënga e re nga Geti, Majk edhe Onat.
Djemtë e labelit BabaStars, Ghetto Geasy, Majk dhe Onat, e kanë publikuar dje projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga me titullin ‘Vamos’ u pëlqye shumë nga publiku, andaj për pak minuta mori shumë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.
Por ky sukses nuk po i ndal djemtë e BabaStars pasi edhe pas kësaj kënge ata nuk po ndalen së punuari.
Ishte Majk ai i cili së fundmi e ka publikuar një foto në Instastory me të cilën ka lënë të kuptohet se po punon për këngën e re.
Foto është realizuar në studio dhe pranë saj ai ka shkruar ‘punë’.
Se çfarë po ‘zihet’ a bëhet fjalë për ndonjë këngë solo apo sërish bashkëpunim mbetet të shihet.








