Pas skenave “hot” me bashkëshortin, reperja e famshme “tërbon” fansat me poza të tjera FOTO

Ajo herë pas here tregon koleksionin e saj të madh të parukeve shumëngjyrëshe në rrjetet sociale apo edhe në koncertet e ndryshme.

Por këtë të diel, Cardi B, i ka lënë pa fjalë ndjekësit teksa është shfaqur bionde platini në profilin saj në “Instagram”.

Reperja e famshme postoi një video të shkurtër ku tregoi ndryshimin që kishte bërë në look. Me pamjet shumë “hot”, 27-vjeçarja paralajmëron se ka një njoftim shumë të rëndësishëm për të dhënë së shpejti.

Në videon në fjalë, Cardi B shfaqet e veshur me të brendshme transparente, që i zbulojnë më shumë seç duhet nga format e saj bombastike.

Nga ana tjetër, reperja vendosi që të mos jepte asnjë detaj tjetër në lidhje me njoftimin e rëndësishëm që do bënte për fansat e saj të shumtë.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, 27-vjeçarja la të kuptohet se një album i ri ishte në punë e sipër. Teksa fansat shkruanin se janë “mërzitur” se nuk ka muzikë të re nga ajo, Cardi B iu përgjigj: “Po vjen. Do të bëhet hit gjithashtu”.