Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, para takimit me kryeministri kosovar, Avdullah Hoti e ka takuar komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji, në një mënyrë të veçantë – me pogaçe serbe.
Por Vuçiqi nuk është pritur nga Varheji vetëm me pogaçe. Atij i është bërë edhe një suprizë e mirë nga komisioneri evropian, një liber që në kompertinë e ka mbishkrimin “Kosova dhe Metohija”, shkruan Ballkani.info.
Libri është parë në zyrën e Varhejin, duke qëndruar i ngritur për të rënë në sy. Ky është skandal i madh nga komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, pasi që për herë të parë një zyrtar kaq i lartë i BE-së bë një gjë të tillë.
E libri në anglisht flet për “trashegiminë e kishtere të Kosovës dhe Metohisë”, një term ky që është përdorur nga Millosheviqi.
Për këtë skandal të BE-së ka reaguar ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – pritja e Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi, bërë Vuçiqit me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane. Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Këtë duhet t’a ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme. Kosova e 17 Shkurtit nuk preket!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Ballkani.info/







