Pas ‘shumë pritjeve’ reagon edhe Çun Lajçi me një poezi vajtuese: Këtu secili u shitka për një pikë ujë

Aktori i njohur Çun Lajçi, i cili njihet pas çdo ngjarje me reagimet e tij me anë të poezive, nuk ka lënë pa komentuar as vendimin e mbrëmshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Lajçi i cili njihet për lëvdatat e mëdha të Ramush Haradinajt, tani ka kthyer mendjen dhe po merret me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Ai duke komentuar vendimin e djeshëm tërthorazi, ka publikuar një poezi vajtuesi për “Dardaninë” me titullin “Këtu secili po u shitka për nji pikë uji”, shkruan Gazeta Metro.

Postimi plotë:

Dardani

Këtu secili u shitka për nji pikë ujë!

M’vjen keq Dardani,
për gjumin që e baj n’kurrizin tand,
për bukën e arave tua që e ha,
për ujin e krojeve që e shuej etjën,

që flliqëm gjelbërimeve tua,
unë i mashtruemi!

M’vjen keq, që shkeli rrugët tua, t’pafajshme,
mallkoj synin, që ende ruejt e ka kthjelltësinë,
me i pa bimët tua kopile, flokut tonë tue u rritë,

zgatavelli sykuq, tue pre me kajtjen e vet!

M’vjen keq Dardani, që s’mund t’i bindi nipat,
për atdheun e bukur, e njeriun e mirë,
me zemrën e Ademit e fjalën e Ali Binakut!

Këtu secili u shitka,
për nji pikë ujë n’synin e shpërlamë!

Druej, po mbetësh fushë sorrash Dardani!

Dardani, 29.05.2020