Pas Shqipërisë e Serbisë, Sylë Tahirsylaj tregon se a do të ketë vërshime edhe në Kosovë

Pas reshjeve të shiut, vendet fqinje të rajonit janë përballur edhe me përmbyesje e vërshime, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale.

Kjo gjendje ka përcjellur edhe disa lagje të Durrësit në Shqipëri, të cilat janë përballur me përmbysje të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe trafik të rënduar.

Sasitë e mëdha të shiut kanë bërë që edhe disa vendbanime në Serbi të vërshohen, ndërsa banorët janë evakuuar, shkruan Ballkani.info.

Pamje nga vërshimet në Serbi:

Për të mësuar nëse këto vërshime do të prekin edhe Kosovën, Ballkani.info ka kontaktuar me profesorin, njëherish ekspertin e meteorologjisë, Sylë Tahirsylajn, i cili ka thënë se vendi jonë nuk rrezikohet nga dëmet e mëdha të vërshimeve apo përmbysjeve.

“Mund të ketë vërshime si pasojë e shiut, por pasi që reshjet nuk janë të intensitetit të lartë, atëherë edhe vërshimet nuk mund të jenë të mëdha dhe të dëmshme. Vendet që rrezikohen më së shumti nga vërshimet janë ato ku shtretërit e lumenjve ose liqeneve nuk kanë pantina (mbrojtëse) anësore”, ka thënë Tahirsylaj.

Në fund, ai ka thënë se vendi jonë nuk do të ketë mot stabil deri më datën 7 të këtij muaji, ditë këto të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe me temperatura më të ulëta se zakonisht. /Ballkani.info