Pas “shkundjes së plakave”, po vjen pranvera: Ditët e ardhshme me temperatura të larta

Dy javët e fundit u karakterizuan me mot shumë të ftohtë, me borë të madhe e ngrica.

Termi popullor i “shkundjes së plakave” zgjati më shumë se zakonisht, duke i bërë të acarta ditët e para të pranverës.

Mirëpo, tani moti po ndryshon. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes dhe së shtunës pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale pritet të shkojnë rreth -4 gradë Celsius deri në 0 ndërsa ato maksimalet ndërmjet 13 dhe 15 gradë.

Ndërkohë, për shkak të ngricave në mëngjes, IHMK-ja ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.