Pas Rumanisë, tërmeti goditi edhe Kroacinë

Pas lajmit për tërmetin në Rumani, një tërmet goditi edhe Kroacinë.

Tërmeti ka ndodhur pak pas orës 16:00.

Sipas të dhënave nga uebfaqja e Institutit Sizmologjik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra nga Sisak dhe 59 kilometra nga Zagrebi.