Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Zemaj, Policia dhe Inspektorati monitorojnë kafeteritë në Prishtinë

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës janë duke i monitoruar kafeteritë në Prishtinë.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi po vazhdon të rritet ditëve të fundit, ku vetëm sot u konfirmuan 418 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të merren masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nesër do të mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, ku do të shqyrtohen propozimet për masat e reja që do të merren ndaj COVID-19 në Kosovë.