Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 61 pacient me COVID-19 janë në trajtim mjekësor.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të datës 18 korrik 2022, të klinikave Covid-19 në QKUK, por dhe të spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë /Ballkani.info