Pas reduktimeve reagon biznesmeni i njohur: Nuk punohet me gjeneratora

Reduktimet e fundit të rrymës janë duke ndikuar edhe biznesmenin e njohur kosovar, pronarin e kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj.

Ky i fundit ka thënë se këto reduktime po shkatërrojnë bizneset private, sidomos ato të turizmit,

“Shtrohet pyetja si mund të funksionojë ky sektor me reduktime, në temperatura 38 gradë plus, apo në stinën e dimrit sis do të zhvillojmë turizmin dhe pritjen e turistëve me zhurma të gjeneratorëve?” ka shkruar Kurtishaj në facebook.

Shkrimit të tij i ka bashkangjitur edhe një video të gjeneratorit që ka ndezur pranë dyqanit të tij, për shkak të reduktimeve të rrymës.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Nuk punohet me gjeneratora!

Shtrohet pytja si mundë të funksionojë ky sektor me reduktime, në temperatura 38 gradë plus apo ne stinen e dimrit si do te zhvillojme turizmin dhe pritjen e turisteve me zhurma të gjeneratorëve?

Dëmet janë të konsiderueshme duke e ndalur energjinë elektrike herë 2 orë besa në Prizren e rajone tjera edhe më tre orë e më shumë.

Kjo situatë sa është e vështirë në edhe aspektin human per shkak të temperaturave të larta është po aq edhe neveritëse jo vetëm për të punësuarit por edhe për klinetët të cilët në raste të caktuara janë viktimë e këtij kolabsi energjetik.

Bizneset paguajnë taksat, paguajnë obligimet, mbajnë gjallë ekonominë e vendit dhe krejtë fundë mbesin pa shpresë për zhvillim të mëtejmë!