Soni Malaj

Pas raportimeve për arrestimin e saj në Zvicër, Soni Malaj me veprim të papritur në Instagram

Pas raportimeve për arrestim në njërën prej diskotekave në Zvicër, Soni Malaj ka bërë kohëve të fundit disa postime në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo publikoi dy imazhe në ‘InstaStory’ gjithashtu edhe një video të shkurtër, megjithatë nuk u deklarua lidhur me këtë çështje.

Madje, dy ditë më parë ajo postoi një datë të koncertit të ardhshëm që do të mbajë në Zvicër.

Foto: Soni Malaj / Instagram

Përveç Sonit, emra të tjerë të industrisë u përfolën të jenë arrestuar në një diskotekë në Zvicër – për arsye të shfrytëzimit të vizave turistike për të kryer punë.

Ngjarja thuhet se ndodhi në një mbrëmje të planifikuar të mbahej në një diskotekë shqiptare në Cyrih, më 13 prill – e organizuar në kuadër të festës së Fitër Bajramit.

Foto: Soni Malaj / Instagram

Telegrafi ditë më parë kontaktoi Policinë kantonale të Cyrihut në Zvicër për marrë informacione dhe për të pyetur mbi vërtetësinë e ngjarjes.

Ata në një përgjigje të shkurtër kanë konfirmuar se në datat e përfolura ka pasur bastisje në disa klube të natës në Cyrih, por që nuk kanë zbuluar specifikisht emra.