Pas ‘Putinit”, edhe autoambulanca e Serbisë lëvizë rrugëve të Pejës, a ka leje edhe kjo nga qeveria e Kosovës? VIDEO

Ditë më parë, në rrugët e Pejës po lëvizte një maune me fytyrën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në të derisa u konfirmua se shoferi i asaj maune ishte serb.

E sot në rrugët e Pejës është parë duke lëvizur një autoambulancë nga Serbia.

Nuk dihet ende nëse kjo autoambulancë ka leje të qeverisë së Kosovës, njëlloj siç e kanë atë qindra mjekë serbë që po operojnë në Kosovë pa licensë.

Në anën tjetër nuk dihet nëse edhe kjo autoambulancë ka leje të autoriteteve në Kosovë për të lëvizur brenda qyteteve të Kosovës.

Qytetari Arton Muhaxheri i cili e ka postuar këtë video ka thënë se qeveria e Albin Kurtit është nënshtuar ndaj Serbisë.

Dy javë më parë në Pejë kishin lëvizur lirshëm dy cisterna të Serbisë që mbanin fotot e Putinit dhe Karagjiqit.