Pas Prizrenit edhe Suhareka në hall, 3 arusha zbarkojnë në fshatin Gjinoc (VIDEO)

Pak javë pasi që një video e disa çiklistëve nga Suhareka ishte bërë virale në internet, ku ata kishin hasur në disa arinj, duket se po të njëjtit janë shfaqur prapë.

Mbrëmë në fshatin Gjinoc një qytetar ka arritur që të xhirojë po ashtu tre arinj të cilët sipas videos së dërguar shihen duke vrapuar në njërën prej rrugëve të fshatit.

Muajt e kaluar gjerë e gjatë ishte temë diskutimi fati i një ariu që bënte dëme tek qytetarët e Prizrenit.

loading…