Pas Prishtinës, Von der Leyen shkon në Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Prishtinë, do të udhëtojë drejt Tiranës.

Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30. Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri.

Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ursula von der Leyen.

Agjenda e plotë:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian në Tiranë, 27 tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian në sallën COD, kryeministri, njofton abcnews.al.