Fejesa

Pas prishjes së fejesës, Ariana Grande publikon një video prekëse të ish-të dashurit të vdekur

Pas prishjes së fejesës me Pete Davidson, Ariana Grande tani po shpreh pikëllimin për Mac Miller.

Mac Miller po flitet se është arsyeja pse Ariana Grande ka prishur fejesën e saj pak javëshe me Pete Davidson.

Ari këtë duket se edhe po e dëshmon, sidomos me videon më të fundit që ka publikuar në Instagramin e saj personal, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka publikuar një video që ajo  vetë i ka bërë reperit Miller kur ata kanë qenë në lidhje. Mac në këtë video shihet duke qeshur, ndërsa duket se janë në një ceremoni bashkë./Gazeta Express/