Pas përplasjeve me Kurtin, Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbyllur seancën deri në orën 15:00.

Ai tha se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00 edhe për shkak të mbledhjes së kryesisë që ishte paraparë të mbahet në orën 13:00.

“Kuvendi shkon në pushim e kemi edhe mbledhjen e kryesisë në orën 13:00. Të shkojmë në pushim deri në orën 15:00”, tha Konjufca.

Që kur seanca nisi punimet pati përplasje mes deputetëve të opozitës me kryeministrin Albin Kurti. Më të zëshmit ishin Abelard Tahiri nga PDK dhe Arben Gashi nga LDK.

Nxiti shumë reagime deklarata e Kurtit se vizat nuk janë liberalizuar për shkak të imazhit të vendit tonë.