Pas përfundimit të festivalit, Buta ndan një video nga performanca e tij në ‘Sunny Hill’ (VIDEO)

Edhe reperi Buta ishte në listën e artistëve që performuan këtë edicion.

Buta ka publikuar një video në Instagram ku ka mbledhur disa nga momentet më të mira nga paraqitja e tij në një nga organizimet më të mëdha muzikore në vend ‘Sunny Hill Festival’.

Me këngët e tij ‘trap’ sikurse vitin e kaluar edhe këtë edicion të ‘Sunny Hill’ reperi ka arritur që të ‘elektrizojë’ të pranishmit në parkun e Gërmisë.

Në videon e ndarë ai i la edhe një shkrim duke parë publikun në ‘trans’: “Bile mo as sjom tu knu…” pjesë kjo e këngës ‘Pse ke ardh ktu’ e cila vazhdon me ‘Po knojn për mu’. /Ballkani.info

https://www.instagram.com/p/B0yr139gRzQ/

loading…