Pas pazarit, seks i egër dhe kokainë – detaje të reja nga videoja që mori më qafë zv.kancelarin austriak (VIDEO)

Detaje të tjera kanë dalë në publik pas videos që tronditi qeverinë e Austrisë, ku zëvendës kancelari Johann Gudenus shihet duke bërë pazare me një vajzë që ishte prezantuar si manjate ruse.

Ata folën për blerjen nga ajo të gazetës më të madhe në Austri, e cila do të mbështeste në fushatë partinë e djathtë të Gudenus.

Në këmbim, rusja do të merrte mbështetjen e tij për ndërtimin e veprave publike në Austri.

Në fakt, ajo ishte një prostitutë që futi në lojë politikanin e lartë austriak, ndërsa së fundmi mësohet se pas bisedës ata kanë kryer marrëdhënie seksuale duke konsumuar edhe kokainë.

“Biseda e videos shoqërohet me një seks të egër dhe kokainë”, shkruajnë mediat austriake, përcjell gsh.

Johann Gudenus dha dorëheqjen pas skandalit, ndërsa Austria tashmë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kancelari Kurz tha se nuk mund të qeveriste më me partinë e ish-aleatit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=Nz6BeEVVCjc