Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka shkruar mesazh deputetëve të tij, ku u është bërë e qartë se nuk ka tërheqje nga vendimi i Kryesisë për shkarkimin e qeverisë Kurti.
Mustafa u ka thënë deputetëve të LDK-së që të mos “nënshtrohen para Vetëvendosjes”.
“Mocioni nuk mund të negociohet sot me VV dhe as të tërhiqet. LDK e ka inicuar me bindje dhe vetëdije të plotë këtë mocion”, shkruan Mustafa në mesazhin e tij.









