Pas një viti, gruaja nga Gjakova raporton se ishte dhunuar nga një person që tash është në burg

Një grua nga Gjakova ka raportuar në Polici pas një viti se ishte dhunuar nga një burrë.

Policia ka bërë me dije se i dyshuari tani gjendet në vuajte të dënimit për vepra të tjera penale.

“Gjakovë 2020 – NN.  Më 10.09.2021 viktima femër  kosovare ka raportuar se gjatë muajit gusht 2020, është dhunuar nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili tani gjendet në vuajtje dënimi për vepra tjera penale. Viktima është dërguar në ekzaminim mjeko-ligjor në IML Prishtinë”, thuhet në raport.