Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, vritet me thikë një person në Podujevë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Podujevë si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.