Pas një debati për shkaqe xhelozie, gruaja vret me thikë burrin e saj

Një grua e ka vrarë me thikë burrin e saj.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Turqi, gjegjësisht në “Pamukkale” të Denizlit.

Sipas mediave rasti ka ndodhur pas një debati të fortë për shkaqe xhelozie.

E dyshuara, Emel Ener, vrau bashkëshortin e saj Barış Selahattin Ener rreth orës 02:00 të mëngjesit në katin e parë të banesës së tyre.

Bashkëshorti i ndjerë ishte ai që e qëlloi i pari autoren, e cila shkoi dhe mori një thikë kuzhine dhe e goditi pa u menduar gjatë burrin e saj në shpinë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ajo u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa në deklaratën e saj para oficerëve të policisë tha se shkak ishte bërë xhelozia dhe se çifti ishte në proces divorci.