Pas ngjarjeve në pjesën veriore, Kosova vazhdon të mbetet trend botëror në Twitter

Pas ngjarjeve të mbrëmshme në pjesën veriore të vendit, termi dhe hashtagu “Kosovo” kishte filluar të bëhet trend botëror në rrjetin social Twitter.

Mbrëmë ky trend ishte përdorur mbi 100 mijë herë nga përdoruesit në mbarë botën, dhe që brenda pak orësh kishte arritur që ta zë vendin e 11-të në listë.

Ndërsa sot pasi kanë kaluar mbi 12 orë që kur filloi barrikadimi në Mitrovicën Veriore, termi “Kosovo” ende vazhdon që të mbetet të trend, dhe ka ngritje të vazhdueshme të përdorimit nga shumë përdorues në Twitter.

Termi “Kosovo” lë pas termin “Serbia” dhe termet në lidhje me luftën e Ukrainës, e gjithashtu dhe terme të tjera në lidhje me kriptovalutat dhe NATO-n.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për targat dhe letërnjoftimet për një muaj, i cili erdh pas një takimi që patën udhëheqësit e shtetit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. /Telegrafi/