Pas nëntë muajsh gjenden të gjallë në Portugali dy fëmijët e zhdukur shqiptarë, arrestohet babai i tyre

Pas nëntë muajsh në “arrati”, dy fëmijët e mitur shqiptarë dhe babai i tyre të cilët ishin zhdukur nga Gjermania janë gjetur në Portugali.

Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha, 100 km larg Lisbonës, pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.

Policia Kombëtare e Portugalisë bën me dije se vëlla e motër, të moshës 11 dhe 10 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shqiptari udhëtoi nga Gjermania, shteti në të cilin jetonte, në Tenerife, me dy fëmijët e tij në dhjetor të vitit 2020.

E ëma e fëmijëve paraqiti një ankesë civile janarin e kaluar, por në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët/ Oranews