Pas ndarjes së bujshme nga Alex, Jennifer Lopez kapet mat në shoqërinë e ish-partnerit Affleck (FOTO)

Këngëtarja e aktorja e famshme, Jennifer Lopez, dhe ish-i dashuri i saj Ben Affleck, po shihen gjithmonë e më tepër bashkë.

Burime pranë tyre kanë thënë se që prej ndarjes së aktores, ish-i i saj i ka qëndruar pranë duke u përpjekur ta bëjë të ndihet mirë.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se Affleck ka qenë edhe në shtëpinë e JLo në Los Angeles. Ndërsa mbrëmjen e kaluar u panë duke shkuar në lokalin në pronësi të këngëtares, por në makina të ndara.

Page Six raportoi se Lopez u pa për darkë me Rodriguez më 23 prill në Bel-Air, i njëjti vend ku shkuan për herë të parë në vitin 2017. Ajo ka një rezidencë prej 28 milionë dollarësh afër.

Burimet më pas deklaruan se Affleck u pa në të njëjtin hotel një ditë para se J.Lo të shihte A-Rod, më 22 prill, duke dalë nga një makinë e bardhë.

Megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë se mes dyshes ka diçka më shumë se miqësi. Të paktën kështu shprehen burime pranë tyre, të cilët sigurojnë se miqësia mes Ben dhe Jennifer ka qenë përherë e fortë.