Pas më shumë se 2 orësh, ka mbërritur në Holand (Roterdam) avioni ku gjenden tre eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Ato janë nisur drejt Hagës me aeroplanin e ardhur special rreth orës 16:00.


Të njëjtit me veturat EULEX-it janë dërguar në aeroportin ushtarak të KFOR-it në Sllatinë rreth orës 15:00.
Ndryshe, Thaçi, Veseli e Selimi që të tre u dorëzuan në EULEX pasi ndaj tyre mbrëmë është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë.







