Pas lëndimit të Laportes, Guardiola kërkon një mbrojtës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i detyruar të nënshkruajë me një mbrojtës në janar pas lëndimit të Aymeric Laportes.

Futbollisti francez pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Brightonit në Etihad, ku City fitoi me rezultat 4-0.

Guardiola e përshkroi Laporten si mbrojtësin më të mirë në botë para se të niste ndeshja, por atë ditë gjërat nuk ecen mirë.

25-vjeçari ka qenë shtyllë në mbrojtjen e kampionëve të Premierligës që kur u bashkua me Athletic Bilbaon në vitin 2018.

loading…