Pas lëndimit, Ibrahimoviqi kthehet me gol

Zlatan Ibrahimoviq është kthyer me gol nga lëndimi i pësuar në maj të këtij viti.

Ibra shënoi golin e dytë për Milanin që fitoi 2:0 ndaj Lazios, në ndeshjen e xhiros së tretë të elitës së futbollit italian, Serie A.

Ai shënoi në minutën e 67-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në minutën e 60-të.

Për yllin suedez ishte goli i parë i shënuar që prej marsit të këtij viti, ndërsa në maj pësoi lëndim për t’i munguar skuadrës italiane që nga ajo kohë.

Me këtë fitore, Milani është ngritur në vendin e parë me nëntë pikë, sa ka edhe Napoli.