Pas largimit të Xhafer Gashit, Haradinaj zgjedh kryetarin e ri të degës në Obiliq

Pas largimit të Xhafer Tahiri nga AAK-ja, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj e emëruar kryetarin e ri të degës në Obiliq.

Kryetari i degës deri në zgjedhjet e ardhshme është zgjedhur, Ali Krasniqi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit!

Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheq z. Ali Krasniqi nga Breznica.

Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së.

Z. Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti.

Duke i uruar suksese udhëheqjes së re, falënderova të gjithë ata që i qëndruan besnik programit dhe vizionit të Aleancës si dhe i sigurova se mbështetja ime për Kastriotin do të jetë si gjithëherë më parë.

RH