Pas lajmërimit se i është rikthyer tumori, Adriana Matoshi merr mijëra komente mbështetëse

Aktorja, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

Matoshi përmes postimit ka treguar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar me tumor në hipofizë, ka qenë shtatzënë.

Asaj i kanë dal në mbështetje shumë kolegë aktorë, deputet, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejt.

“Mos bo stila, kemi pune vitin e ardheshem!”, aktori Fatmir Spahiu i njohur si Bufi, i ka komentuar asaj në postimin e bërë në “Facebook”.

Ndryshe, gazetari Milaim Zeka ka postuar një fotografi të deputetes, duke shkruar se të gjithë lutemi për të.

“Adriana Matoshi – te gjithe lutemi per Ty. Ke kalu sfida me te renda ne jete, se sa kjo. Te gjitha do i kalosh, duke mos harru per asnje sekond se te duam shume, dhe lutemi per Ty!”, shkroi ai në postim.

“E dashur Adriana Matoshi jemi me fat qe te kemi. Je personi qe gjitheher na rikujton rendesin e jetes. Te dergoj shume perqafime, jam e bindur qe edhe kete betej do ta kalon dhe do shihemi per te luftu edhe beteja te tjera bashk”, komentoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.