FBI

Pas kontrolleve në banesën e Trump, FBI i konfiskon telefonin aleatit të ish-presidentit

Republikani Scott Perry ka deklaruar se FBI i ka konfiskuar celularin.

Perry, tha për Fox News se ndërsa udhëtonte me familjen e tij, iu afruan tre agjentë të FBI-së, të cilët i dorëzuan një urdhër dhe i kërkuan që t’iu jepte celularin.

Konfiskimi i telefonit personal të kongresmenit vjen një ditë pasi agjentët e FBI kontrolluan pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

“Këtë mëngjes, ndërsa udhëtoja me familjen time, 3 agjentë të FBI-së më vizituan dhe më kapën celularin. Ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar me avokatin tim, i cili do të kishte marrë masa që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre. Unë jam i indinjuar – edhe pse jo i befasuar – që FBI-ja nën drejtimin e DD-së së Merrick Garland do të merrte telefonin e një anëtari të Kongresit në detyrë. Telefoni im përmban informacione për aktivitetet e mia legjislative dhe politike, si dhe diskutimet personale/private me gruan, familjen, zgjedhësit dhe miqtë. Asnjë nga këto nuk është punë e qeverisë”, tha Perry në deklaratën e tij.