Pas “kërcënimeve pompoze” dhe boshe, Vuçiq megjithatë në Samitin e Tiranës

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë sot në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka kumtuar shërbimi për media i Vuçiqit.

Me këtë rast, presidenti Vuçiq do të marrë pjesë në nënshkrimin e Deklaratës për Roaming ndërmjet operatorëve celularë të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Samitit në kryeqytetin e Shqipërisë, Vuçiq do të ketë edhe një sërë takimesh dypalëshe me zyrtarë të vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksandar De Croo, si dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Holanda, Mark Rutte”, shkruan në kumtesë, transmeton Paparaci.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se do të shkojë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, edhe pse pak ditë më parë tha se nuk do të shkojë për shkak të qëndrimit të BE-së për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se vendimin e ka marrë vetë “që të mos ketë dëm për Serbinë”.

“Kam folur me Anën (Bërnabiq(, me shokët e mia, nuk e kam problem, nuk është çështje arrogance, kam dhjetë vjet e gjysmë që mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë. Ndonjëherë thjesht je i dërrmuar nga emocionet, kur nuk di më çfarë të bësh, kur dikush ka muaj që prodhon kriza. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte të jetë dëm i madh për vendin tonë”, arsyetohet Vuçiq.