Pas Kalabrisë, edhe një lagje në Fushë-Kosovë mbetet pa energji elektrike

Pas problemeve me energji elektrike në lagjen Kalabria në Prishtinë, e njëjta gjendje ka përcjellur edhe një lagje të Fushë Kosovës.

Kompleksi banesor ‘Apollonia’ në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, nuk ka pasur çasje në enërgji elektrike që nga ora 12:00 e ditës së sotme.

Një banor i këtij kompleksi ka thënë për Ballkani.info se kjo gjendje është duke vazhduar edhe në orët e pasdites.

Ende nuk dihen shkaqet e shkyçjes nga energjia elektrike të kësaj lagje. /Ballkani.info.

loading…