Lajmi i fundit

Pas intervistimit në zyrat e EULEX-i, lirohet Sami Lushtaku 

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku është liruar nga EULEX-i, pas gati një orë qëndrimi në zyret e tyre.

Nënkryetari i Skenderajt dhe i degës së PDK-së në këtë komunë, është ndaluar mbrëmjen e së premtes nga EULEX-i në Prishtinë.

Lushtaku ka qëndruar për rreth një orë në zyret e EULEX-it.

Ndërkohë, djali i tij, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, para mediave ka deklaruar se “i është konfiskuar telefoni dhe nuk ka pasur urdhërarrest”.

Vlen të theksohet se të enjten, u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi dyshohet për pengim të drejtësisë.

Për të njëjtën arsye, kishte pasur disa bastisje edhe vitin e kaluar.

Kujtojmë së në fundin e vitit të kaluar, Specialja pati zhvilluar një seri bastisjesh ndaj ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, si Blerim Shala dhe Artan Behrami.

Mënyra e tillë e bastisjeve, pati ngjallë shumë reagime në opinionin publik.

Para pesë muajsh, OVL e UÇK-së pati zhvilluar edhe një protest te zyret e EULEX-it kundër bastisjeve të tilla.

LEXO EDHE:

LEXO EDHE: