Sami Lushtaku është arrestuar nga EULEX-i sonte dhe është dërguar në selinë e këtij misioni në Fushë Kosovë, thonë burimet e Ballkani.info.
Nënkryetari i Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet ka qenë thuhet se ka qenë në Prishtinë kur është ndaluar nga policët evropianë.
Burimet tona thonë se arrestimi i tij lidhet me Gjykatën Speciale.
Vlen të theksohet se të enjten, u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi. /Ballkani.info/







