Mërgim Lushtaku

Djali i Sami Lushtakut konfirmon ndalimin e babait të tij nga EULEX-i, tregon arsyet…

Sami Lushtaku është arrestuar nga EULEX-i sonte dhe është dërguar në selinë e këtij misioni në Fushë Kosovë, ka raportuar më herët Ballkani.info.

Nënkryetari i Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet thuhet se ka qenë në Prishtinë kur është ndaluar nga policët evropianë.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Ballkani.info deputeti i PDK-së, njëherit djali i tij, Mërgim Lushtaku.

“Janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”, tha ai. /Ballkani.info/

@ballkani.info Specialja sërish në aksion, Sami Lushtaku arrestohet nga EULEX-i #samilushtaku #eulex #kosova #kosovopolice #gjykataspeciala ♬ original sound – Ballkani.info