Pas Iniestës e David Villas, Vissel Kobe transferon edhe Fabregasin?
Dëshira e tifozëve të Milanit për të parë Cesc Fabregas me fanellën e kuqezinjve mund të venitet.
Sipas mediave spanjolle, edhe pse gjatë ditëve të fundit ishte folur shumë për një kalim të 31-vjeçarit në Itali, duket si diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Kjo për shkak se në garë për mesfushorin e Chelseat janë futur japonezët e Vissel Kobe, të cilët vetëm pak ditë më parë nënshkruan me një tjetër spanjoll, David Villan.
Në Lindjen e Largët, Fabregas do të bashkohej edhe me një tjetër emër të madh të futbollit spanjoll dhe jo vetëm, Andres Iniestën si dhe Lukas Podolskin, që po ashtu luan për klubin japonez.
Pikërisht Iniesta dhe Villa mund të luajnë një rol kyç për të bindur 31-vjeçarin për t’u transferuar në Japoni te skuadra e Vissel Kobe.