Pas infektimit me COVID-19 vdes anesteziologu Sylejman Dulla

Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.

Sipas njoftimit, ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disaditorë në QKUK.

“ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë. Ngushëllime familjes Dulla, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan për shumë vjet me të. Do ta përkujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftim.