Pas het-trikut, Ibrahimovic nuk i kurseu fjalët gjatë zënkës me një pjesëtar të stafit të LAFC (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic i është drejtuar me fjalë ofenduese një anëtari të stafit trajnues të Los Angeles FC pas het-trikut që shënoi në fitoren prej 3-2 të LA Galaxy kundër rivalit lokal.

I gjithë derbi ishte shoqëruar me dominimin e 37-vjeçarit, i icli e kishte ngacmuar yllin e LAFC, Carlos Vela, duke i thënë pse po luan në MLS në moshë aq të re.

Meksikani, i cili e udhëheq garën për golashënuesin më të mirë, shënoi i pari në Dignity Health Sports Park, mirëpo në vazhdim, Ibrahimovic e mori lojën në dorë duke shënuar tre gola, secili më i bukur se tjetri. Derisa Vela e shënoi edhe golin e dytë në minutat shtesë.

Ishte një fitore morale për sulmuesin veteran, i cili ka premtuar se do t’i thyejë të gjitha rekordet. Në ndërkohë, anëtarët e stafit të ekipit kundërshtar kanë kërkuar karton të kuq për Ibran për goditje me bërryl.

Dhe gjatë ankesave të trajnerit të portierëve, Zak Abdel, Ibra është dëgjuar duke i thënë: “Shko në shtëpi, ti bushtër e vogël. Shko në shtëpi”. Ndërkaq, 37-vjeçari rrezikon ndonjë masë disiplinore për këtë ofendim.

loading…