Pas gati një jave Kurti do të tregojë se çka bisedoi me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë do të flasë për takimin në Bruksel me Aleksandër Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ku i njëjti bëri të ditur se Kurti do të flasë në fillim të mbledhjes së Qeverisë.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, tha Kryeziu.

Ky adresim i Kurtit vjen një ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës, do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Beograd.