Pas fjalimit në Kuvend, Meta pritet në takim edhe nga Kurti

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përfundim të mandatit të tij në vizitën e fundit në Kosovë është pritur edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai u prit me ceremoni edhe nga Kurti në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës pati seancë të veçantë për të, Meta mbajti një fjalim para deputetëve.

Ai ka falënderuar institucionet kosovare për mikpritjen e ngrohtë që i bën sot e edhe për fjalën e dhënë në Kuvend me seancë të veçantë.

“Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot këtu mes jush e sidomos për tu rikthyer në Parlament pas pesë vitesh. Kur vizitova Kosovën në dhjetor të vitit 2000 atë kohë si kryeministër i ftuar nga ish-kryeadministratori para insistuar në mënyrë të vazhdueshme se marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo për paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur zhvillime shumë madhore që nga pavarësisë e Kosovë, ndërtimi i institucioneve të vazhdueshme, njohja e vendeve ndërkombëtare shumica anëtare të BE-së NATO-s dhe Kombeve të bashkuara e deri tek konfirmimi i pavarësisë nga GJND-ja dhe anëtarësimi në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare dhe plotë arritje. Sot duhet te ishte edhe më absurde që të pretendohet për partenalizëm kur Kosova është shembull në shumë drejtime edhe për vende tjera të rajonit përfshirë edhe Shqipërinë”.

Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës.