Zgjedhjet në Serbi konfirmuan agjendën destabilizuese të Serbisë, përmes të ashtuquajturës “bota serbe”. Jo vetëm rezultati zgjedhor, por edhe ekipi mbështetës i Aleksandar Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet prezenca e Milorad Dodikut, presidentit famëkeq të të Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi, si dhe në festën e mbrëmshme në selinë e partisë së Vuçiqit.

Këto figura, të shoqëruar edhe nga ish drejtori i shërbimit informativ serb, Aleksandar Vulin, i japin edhe më shumë zjarr dhe krijojnë paqartësi rreth idesë shoveniste dhe nacionaliste serbe për t’i bashkuar të gjithë serbët në një territor, apo siç kanë filluar të quajnë “Bota serbe”.

Çfarë është “bota serbe”?

Kushdo që kujton fundin e viteve ’80, kujton se në ish-federatën jugosllave papritmas nisën të publikoheshin harta të reja. Ideja e zgjerimit të hapësirës jetësore dhe shtetërore të një kombi u kujtua si Serbia e Madhe, e njohur në të gjitha kombet e tjera dhe shërbeu si një nga themelet për tmerret e luftës që pasuan. Për vite me radhë, kjo ide dukej se kishte vdekur dhe ishte varrosur. Dhe më pas një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit dhe sundimtarit absolut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i quajtur Aleksandar Vulin, përndryshe kryetar i një partie të vogël, filloi të flasë për “botën serbe”.

Më pas, i njëjti ishte ministër i Policisë në Serbi dhe së fundi edhe drejtor i BIA-s. Vulin është i sanksionuar edhe nga SHBA-ja, si person që i shërben Rusisë dhe Putinit në Ballkan dhe njëri i lidhur me tregtinë e armëve dhe drogës.

Në zgjedhje e djeshme parlamentare që u mbajtën në Serbi, sipas rezultateve bazuar në numërin e 99 për qind të votave, Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” 128 mandate në Kuvendin e Serbisë apo 46.3 për qind, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” 23 për qind apo 65 deputetë, Lista “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” ka fituar 18 mandate apo 6.6 për qind.

Sipas të njëjtave rezultate, Lista “Ne – zëri i popullit” fitoi 13 mandate, ndërsa Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës do të ketë gjashtë deputetë.

Gjithashtu është bërë e ditur se, sipas atyre këtyre rezultateve, lista e udhëhequr nga Usame Zukorliq ka fituar tre mandate, ndërsa “Partia e Veprimit Demokratik Sanxhak Sulejman Ugljanin” ka fituar dy mandate.

Lista “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon” e Shaip Kamberit do të një deputet në Kuvendin e Serbisë. /Ballkani.info/